Pas një periudhe spekulimesh dhe aludimesh për përfshirjen e saj në një hetim të gjerë për narkotikët në Stamboll, e vërteta mbi aktoren e njohur Hande Erçel është zbardhur. Raporti zyrtar i Instituti i Mjekësisë Ligjore të Stambollit ka konfirmuar se në trupin e saj nuk është gjetur asnjë gjurmë e substancave të ndaluara.
Hetimi, i udhëhequr nga Kryeprokuroria Publike e Stambollit, kishte në shënjestër disa figura publike të botës së artit dhe medias. Si pjesë e procedurave ligjore, të gjithë personave të përfshirë iu janë marrë mostra të gjakut dhe flokëve për analiza laboratorike të detajuara.
Sapo mori njoftimin se emri i saj ishte përmendur në dosje, Erçel u rikthye menjëherë në Turqi për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë. Gjatë dëshmisë, aktorja mohoi kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka përdorur kurrë lëndë narkotike apo stimulues.
Rezultatet e analizave i dhanë të drejtë, duke rezultuar plotësisht negative dhe duke pastruar figurën e saj publike. Hande Erçel u shpreh e lënduar nga mënyra se si këto pretendime qarkulluan në media, duke prekur integritetin e saj para se të dilnin provat shkencore.
Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se hetimet për personat e tjerë të dyshuar në këtë operacion vazhdojnë, ndërsa për Hande Erçel çështja konsiderohet e mbyllur sa i përket konsumit të narkotikëve.





