Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës, ka folur për herë të parë, pas arrestimit si i përfshirë në një rrjet prostitucioni.
Lidhur me eksperiencën që kaloi në burg, ai tha se të burgosurit e kanë mbajtur në “pëllëmbë të dorës”.”Fillimisht e kisha pak me frikë se ku do më çojnë.
Nuk kisha parë kurrë një institucion vuajtje. E mora më frikë, por a e din qe njeriu përshtatet? Kur kam dalë të nesërmen atje, unë kam qenë me mbi një mijë burra. Ato të gjithë duartrokinsin, Zogu mos u mërzit se s’ke bo asgjë. Godina A dhe B. Të gjithë kërce, këndo. Kush jepte një kartë telefoni, kush fruta. Nuk është më burgu siç ka qenë”, u shpreh ai.