Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kosovë mbrëmjen e 29 shtatorit ku u ekzekutua Liridona Murseli në prani të bashkëshortit dhe 2 fëmijëve të saj.
Sipas mediave të Kosovës, vrasësi dyshohet të jetë Granit Plava. Ky i fundit është arrestuar së bashku me Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, i cili po ashtu dyshohet të jetë bashkëpunëtor në krim.
Naim Murseli dhe Granit Plava janë bashkëfshatarë me njëri-tjetrin.
Policia e Kosovës informon se janë bastisur edhe dy lokacione në Gjakovë.
Policia u informua për vrasjen e ndodhur në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, në orën 20:20 minuta të 29 nëntorit.
Nga dëshmia e Naim Murselit dy grabitës kishin dalë përpara për ti grabitur. Nuk dihen shumë detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë atë natë ndërsa hidhen dyshime dhe se mund të mos jetë vepër e grabitësve por mund të jetë krim i mirëorganizuar apo marrëdhënia familjare.
Njoftimi i policisë
Grabitje me pasjoja të vrasjes
Me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.
Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.
-INFORMACION SHTESË
Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.
Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.