Florjan Binaj, i cili ka qenë shpeshherë pjesëmarrës në protesta kundër qeverisë Rama, si dhe ka ngritur zërin për shumë çështje në vend, ka shpallur kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës.
Florjan Binaj thekson se kryeqyteti ka nevojë të menjëhershme për të pasur në drejtim një figurë e cila nuk është gjymtyrë e asnjë partie, pasi “e kemi parë në 34 vite që kjo mënyrë jo e drejtpërdrejtë nuk ka qënë frytëdhënëse në përmirësimin e cilësisë së jetës tonë”- shton Binaj.
Binaj shpreson që të gjitha partitë politike që duan vërtet ndryshimin, pavarësisht ngjyrave, të bashkohen me këtë nismë.
“Uroj dhe shpresoj që të gjitha partitë politike qe duan vërtet ndryshimin pavarësisht ngjyrave të bashkohen me këtë nismë dhe të kenë besim tek qytetarët ashtu siç qytetarët kanë pasur besim tek ta.
Qëllimi im është, që së bashku, ta nxjerrim bashkinë nga gjëndja në të cilën ndodhet për shkak të politikës dhe t’jua rikthejmë atë qytetarëve si një shtëpi për të gjithë ne. Të rikthejmë besimin tek institucioni i bashkisë në shërbim të komunitetit!”– shprehet aktori.