Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është trajtuar historia e dy të rinjve, Sikedit dhe Matildës, të cilët ishin ndarë për shkak të grindjeve të shumta mes nënës dhe bashkëshortes.
Sikedi dhe Matilda ndodhen në udhëkryq, mes dashurisë dhe “urrejtjes” pas të gjitha problemeve që kanë kaluar.
Teksa tregojnë historinë e tyre plot vështirësi dhe probleme të shumta, i gjendur mes udhëkryqit të tyre, moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea është shprehur: “U bëfshi lëmsh që të dy, sa vuajmë ne prindërit për ju.”
Pjesë nga biseda:
U bëfshi lëmsh u bëfshi, ne prindërit sa vuajmë për ju, lëmsh u bëfshi që të dy. Ne prindërit i hamë të gjitha, mua më zuri dhimbja e kokës pa patur asnjë gjë. Ti ke biseduar me prindërit gjatë për këtë gjë dhe ata çfarë mendimi kanë tashmë?
Matilda: Nuk duan fare sepse është përsëritur, kupton? Jo më larg se atë ditë e paralajmërova Siket, kujdes, sepse unë di që në sytë e saj ai nuk më mbron për asnjë gjë.
Ardit Gjebrea: Në një farë mënyre është shumë e vështirë sepse duhet të bësh zgjedhjen, do humbësh nënën apo do humbësh mamanë e ardhshme të fëmijëve të tu. Zgjedhje e vështirë është dhe ai sot në një farë mënyre ka bërë një hap.
Matilda: Ajo është nëna e tij e kupton, është fëmijë i vetëm. Kam luftuar pafund për të, por i kam thënë që tani nuk luftoj më.
Në fund të emisionit Siketi iu lut për ta takuar dhe i premtoi që çdo gjë do rregullohet, por Matilda edhe pse e dashuron shumë, nuk pranoi ta takojë për hir dhe respekt të familjes së saj, e cila e ka mbështetur shumë dhe nuk dëshiron që t’i zhgënjejë. Siketi u largua i zhgënjyer dhe i lënduar, por Matilda u shpreh se ajo nuk do ndahet nga ai, veç se i duhet pak kohë dhe të diskutojë me familjen.