U denoncuan nga opozita, Prokuroria i kthen përgjigje KQZ-së:
Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer dje përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për Fredi Kokoneshin dhe për Qerim Ismailajn, të dy të denoncuar nga opozita, si persona që preken nga ligji për dekriminalizimin.
Në përgjigje, prokuroria bën me dije se as kryebashkiaku i Divjakës, Kokoneshi dhe as ai i Mallakastrës, Ismailaj nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
“Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vendimin Subjekti vetëdeklarues Fredi Pandi Kokoneshi, me detyrë, kryetar i Bashkisë Divjakë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Deklarues, Z. Qerim Ismail Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër, Qarku Fier, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike””, thuhet në përgjigjen që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.