• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

U ekzekutua dje në burgun grek, Jani Alia prej kohësh shënjestër e rivalëve! 6 muaj më parë i shpëtoi një atentati, ishte i pajisur me “status mbrojtje”

January 21, 2026
in Aktualitet, Kronike

Jani Alia, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços dhe i ekzekutuar ditën e djeshme në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos në Greqi, prej kohësh ka qenë shënjestër e rivalëve.

Mediat greke raportojnë, se Jani Alia i kishte shpëtuar 6 muaj më parë një atentati po në të njëjtin burg. Alia kishte fituar gjithashtu dhe ‘status mbrojtje’, ndërsa në qeli qëndronte i izoluar me një ish-oficer policie i dënuar për trafik droge. Por as ‘statusi i mbrojtjes’ nuk i ndali kundërshtarët e 49-vjeçarit të ekzekutonin urdhrin e vdekjes së prerë për të.

Jani Alia u godit 2 herë në qafë me një thikë të improvizuar nga një i burgosur grek 28 vjeç. Ky i fundit ishte dënuar për vrasjen e shqiptarit Artur Bashkimi në Athinë gushtin e kaluar.
LEXO EDHE:
Si nisi dhe përfundoi saga e vrasjeve në Shqipëri dhe Greqi? Topalli për Report TV: Urdhri për vrasjen e Jani Aliajt u dha në Dubai, autori mori 15 mijë euro !

Jani Alia 48-vjeçari nga Tepelena i njohur me pseudonimin “Xheku i tmerrshëm”, u arrestua në 31 dhjetor të vitit 2024 në Athinë. Aty, me një identitet tjetër, i fshihej drejtësisë shqiptare prej 9 vitesh. Në 2016-ën, në një lokal në zonën e ish-bllokut, ai vrau me një pistoletë mulli, Elton Çiçon, po nga Tepelena.

Vrasja në Tiranë ishte pasojë e një luftë mes të dyve që kishte nisur herët në vendlindjen e tyre. Në mesin e vitit 2000 Jani Alia goditi për vdekje me thikë një 20-vjeçar nga Tepelena, shoku i fëmijërisë së Elton Çiços. Nga ajo kohë, Çiço u betua për hakmarrje. Kjo ndjenjë për të marrë hak i bashkoi edhe në burg në Greqi. Të dy përfunduan në burgun e Koridhalos për vepra të ndryshme penale. Aty patën përplasjen e parë fizike.

Të dy u liruan dhe konflikti mes tyre përshkallëzoi në atentate të njëpasnjëshme. Çiço tentoi ta vriste Alinë në janar të vitit 2016 në Tiranë dhe më pas në Gjirokastër, duke e plagosur lehtë, por pa arritur qëllimin. Pak muaj më vonë, në maj të 2016-ës, Alia veproi gjakftohtë duke e vrarë armikun e tij teksa ndodhej në një lokal në ish-bllok nën shoqërinë e një mjeku dhe gazetari.

Nuk dihet ende përse ekstradimi i Jani Alisë në Shqipëri, i arrestuar në ditën e fundit të 2024-ës deri në janar 2026 nuk është kryer, por me gjasë lidhet me faktin se edhe në Greqi Jani Alia, kishte probleme me drejtësinë.

Next Post

Muli njofton demokratët pse u shty arrestimi i Ramës më 20 janar

Pse Macron po del në publik me syze?

Kanadaja refuzon pagesën për Bordin e Paqes: Ende nuk janë sqaruar rregullat dhe mënyra e funksionimit të bordit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved