Një 42-vjeçar amerikan nga Indiana, i cili pak ditë më parë u fal nga presidenti amerikan, Donald Trump për pjesëmarrjen e tij në sulmin kundër Kapitolit më 6 janar 2021, u qëllua për vdekje nga një oficer policie të dielën e kaluar. Sipas autoriteteve shtetërore, Matthew G. Huttle i rezistoi arrestimit gjatë kontrollit të automjetit të tij.
Gjithçka filloi në orën 04:15 të së dielës pasdite kur një zëvendës i sherifit të qarkut Jasper ndaloi automjetin e Huttle në një rrugë fshati për një kontroll. Në deklaratën për ngjarjen, policia nuk ka specifikuar arsyen e bastisjes, por thotë se në një moment zëvendësi i sherifit ka tentuar ta arrestojë të dyshuarin, ai ka rezistuar dhe ka pasur një përleshje që ka rezultuar me të shtënat me armë zjarri.
Nga hetimet rezultoi se Huttle ishte i armatosur. Policia shtoi se nuk do të ketë informacion të mëtejshëm për ngjarjen, e cila po hetohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Qarkut Jasper. Pas përfundimit të hetimeve, gjetjet do t’i kalojnë prokurorit për vlerësim.
Sherifi i Qarkut Jasper, Patrick Williamson tha se deputeti që qëlloi Huttle u vendos në pushim të detyrueshëm me pagesë, sipas protokollit. Ai shtoi se do të publikonte emrin e oficerit sapo të pastrohej nga hetuesit e policisë së shtetit.
“Ngushëllimet tona për familjen e të ndjerit, pasi çdo humbje jete është traumatike për njerëzit që ishin pranë tij”, tha Sherif Williamson.
Avokati Nicholas Barnes , i cili kishte përfaqësuar Huttle për dekadën e fundit, tha se ishte me të vërtetë i tronditur që klienti i tij ishte përfshirë në sulmin në Kapitol. Duke folur për gazetarët, ai shprehu dëshirën për të mësuar më shumë rreth rrethanave që çuan në të shtënat e tij fatale të dielën.
“Me sa di unë për të, Mateu nuk ishte një njeri i dhunshëm. E di që Policia e Shtetit të Indianës po heton incidentin dhe mezi pres të lexoj gjetjet e tyre,” shtoi ai.