14 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut si pasojë e një zjarri që përfshiu spitalin COVID mbrëmjen e së mërkurës.
Ndërkohë, mediat e RMV kanë publikuar foton e viktimës më të re që humbi jetën nga zjarri mbrëmë në spitalin në Tetovë, për të cilën thuhet se ka qenë në një prej dhomave të spitalit modular, duke u kujdesur për nënën e saj.
Por nga pamundësia për t’a nxjerrë nënën jashtë, është djegur së bashku me nënën. Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së.