Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësi, konkretisht në zonën e plazhit.
Treni ka përplasur një turist nga Kosova.
Mësohet se burri u aksidentua pasi tentoi të shpëtonte qenin, i cili po rrinte në shina, ndërsa treni afrohej.
Por ky veprim ka qenë fatal për burrin, i cili u hodh mbi shina për të shpëtuar qenin por u përplas nga treni.
I aksidentuari po transportohet drejt spitalit, dhe mësohet se gjendja e tij është e rëndë. (TemA)