Pas disa orësh kërkimesh është gjetur trupi i 46-vjeçarit Arben Marku, i cili u mbyt sot në lumin e Matit.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Shkopetit’, ndërsa viktima kishte hyrë për t’u larë, por nuk kishte arritur të dalë duke humbur jetën.
“Rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative në Kurbin, se shtetasi A.M. rreth 46 vjeç, banues në fshatin Skuraj, është hedhur për tu larë në lumin Mat, në vendin e quajtur ” Ura e Shkopetit” ( urë pasarelë), dhe nuk ka dalë në breg”- thuhet në njoftimin e policisë.