Koronavirusi ka mbërthyer gjithë botën, ku numri i viktimave vazhdon të rritet, po ashtu edhe personave të infektuar. Gazetari Gjergj Marku ka bërë me dije se i prekur me Covid-19 është edhe një aktor i ri nga Mirdita.
Ky është Jul Gjaci, jeton në Amerikë dhe prej ditësh po lufton me armikun e padukshëm. Ai ka një apel të fortë për të gjithë të rinjtë që të jenë të kujdesshëm dhe të mos e neglizhojnë për asnjë moment Covid-19 që tashmë është kthyer një kërcënim për të gjithë prej kohësh.
Gazetari shkruan se i riu i prekur nga Covid është larguar drejt Amerikës, duke ndjekur pasionin e aktrimit dhe teatrit.
Shkruan Gjergj Marku:
JULI, te kemi lis mali, do ia dalesh sa me shpejt!….
(Jul Gjaci, nje i ri i talentuar mirditas ne Token Amerikane, tashme qe po perballet me COVID-19, apelon te rinjte kudo qe jane per kujdes dhe mosneglizhim per asnje moment te ketij “armiku te padukshem e tinzarak”.
Ne LUTEMI per djalin e mrekullueshem mirditas, me plot e kulture e edukate, nga te rinjte me te talentuar mirditas qe ka prek Ameriken, duke qene i apasionuar pas aktrimit ne teater apo filmi si dhe me angazhime multidisiplinare.
Sa me shpejt prane familjes, Jul i dashur. Ne jemi me ty, MIRDITA eshte me ty. Tia ia del, bashkerisht do ia dalm!)