Pas 6 javëve ndërprerje komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore do të mblidhet online më 6 maj. Avokati dhe politikani, Spartak Ngjela, është pak optimist se do të kemi një reformë të vërtetë zgjedhore. Për Ora News, ai thotë se KQZ ka mbetur politike dhe pa depolitizimin e administratës së zgjedhjeve nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Ngjela: Refoma zgjedhore do të vazhdojë se është kusht i BE dhe Uashingtonit. Pandemia i tërhoqi, ata ngulmojnë.
Të shohim se çfarë do të thonë dy bashkëkryetarët, çfarë drafti do paraqitet.
Ndihmon votën e lirë apo manipulimin e zgjedhjeve.Me ato që kam parë nuk ndryshon.
KQZ-së i kanë lënë karakter politik. E ka mazhoranca në dorë.
U martua Sinani dhe mori atë që kishte pasur. Administrimi i zgjedhjeve duhet të jetë institucion i pavarur nga politika.
Kur të arrini këtë, atëherë më pysni që t’ju them a kemi shpresë për zgjedhje të lira. KQZ ka mbetur politik dhe nuk do të kenë zgjedhje të lira.
Komisioni i posaçëm parlamentar ka afat për të diksutuar dhe miratuar ndryshimet e bëra në tryezën politike deri në 30 qershor të këtij viti.
Reforma zgjedhore është një nga kushtet kryesore për procesin e negociatave të Shqipërisë me BE dhe duhet të jetë e miratuar para konferencës së parë ndërqeveritare.