Një ditë pas u plagos rëndë gjatë një sulmi në Amerikë, shkrimtari Salman Rushdie ka dalë sot nga intubimi.
Sipas “BBC”, gjendja e tij ka nisur të përmirësohet ngadalë, por vijon të rrezikojë të humbë njërin sy si pasojë e goditjes me thikë.
Kujtojmë se Rushdie është përballur për vite të tëra me kërcënime për vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa besimtarë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi.
Personi i akuzuar për sulmin është lënë në paraburgim pa lirim me kusht. Hadi Matar dyshohet se u afrua pranë skenës ku po mbahej seminari dhe qëlloi Rushdien të paktën 10 herë në qafë, fytyrë dhe bark.