• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti i PD-së, Pashko Ujka

November 29, 2021
in Aktualitet, Kronike

Pashko Ujka nuk ka mundur t’i mbijetojë atentatit me armë zjarri të ndodhur këtë të hënë në Shkodër, duke ndërruar jetë në spital. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetaren e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë shtëpisë së Ujkës, ndërkohë që ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. 64-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Ai mori një plumb pranë shtyllës kurrizore dhe gjendja e tij u paraqit kritike që në fillim.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të panjohura, po ashtu edhe autori. Autoritetet policore njoftuan se po punojnë për kapjen e tij.

Pashko Ujka ka qenë kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011-2015. Më parë ai ka qenë edhe deputet i Partisë Demokristiane. Ujka prej disa vitesh nuk ishte aktiv në jetën politike.

Disa vite më parë, ndaj shtëpisë në Velipojë së Ujkës u qëllua me armë zjarri, megjithatë në atë kohë pa dëmtime në njerëz.

Ishte krah bashkëshortes kur u qëllua nga pas, gruaja nuk kuptoi gjë: Pashko Ujka ishte me bashkëshorten e tij kur u qëllua për vdekje pasditen e kësaj të hëne në Shkodër. Çifti i bashkëshortëve ishin pranë shtëpisë së tyre, në lagjen “Vasil Shanto”, kur një person ende i paidentifikuar e qëlloi ish-kreun e Komunës Velipojë me armë zjarri nga pas.

64-vjeçari dyshohet se u qëllua me armë me silenciator. Kjo pasi siç raporton edhe gazetarja Emi Kalaja, nga dëshmia paraprake që gruaja e tij ka dhënë, ajo është shprehur se nuk ka kuptuar asgjë. Ata po ecnin në këmbë, kur gruaja e pa të shoqin të binte përtokë. Madje duke qenë se kohët e fundit Ujka kishte pasur probleme shëndetësore ajo kishte menduar se nuk ishte ndjerë mirë./tvklan.al

Next Post

Ceremonia e ‘Topit të Artë’: Messi parakalon në tapetin e kuq me familjen! Kupa dhe për Donarumën dhe Levandowskin

Shoqata bamirëse e Naomi Campbell nën hetim, paratë e mbledhura për bamirësi u përdorën për qëllime personale

Stuhitë e shiut dhe borës vështirësojnë qarkullimin e mjeteve, autoritetet: Ndalohet kalimi në rrugën e Arbrit dhe Qafë Murrizë pa zhinxhirë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved