Izet Haxhia, pasi u vetdorëzua në policinë turke me qëllim ekstradimin e tij si bashkëpuntorë i drejtësisë, si i implikuar nga drejtësia shqiptare në ngjarjen e 12 Shtatorit 1998, ku mbeti i vrarë edhe deputeti Azem Hajdari, ka përcjellë një mesazh për të dashurën e tij, e cila i ka qëndruar në krahë gjatë gjithë këtyre viteve të vështira për të.
Haxhia i kujton patneres së tij se e do me shume se veten, duke e falenderuar për të gjithë mbështetjen e saj.
“Të dua shumë, më shumë se jetën, se veten, vetëm TY të desha dhe do të dua deri në frymën e fundit.
Nga Ty kërkoj vetëm të bëhesh e Fortë, ashtu siç ke karakterin tënd, shpirtin tënd të bukur.
Tu sulën monstrat që nga Shqipëria e deri tek shërbimet sekrete në Francë, që të të ndanin nga unë, me shantazhe, kërcenime për jetën tënde e të bebave të tu, të lodhën, të semurën, por Ti nuk do dorëzohesh, do jetosh për mua, për dashurinë tonë.
Të duaaaaa pafund Dashuria ime e bukur e besnike...”, shkruan Izat Haxhia, për të dashurën e tij që jeton në Francë.