E dashura e të riut që u vra gjatë tentativës për grabitje në Fier, tërhoqi mjaft vëmendje me përjetimin që tregoi pasi mësoi se, Xhuljano Sollaku ishte vrarë nga policia. Videoja ku vajza e rë qante për të dashurin bëri xhiro në rrjet.
Së fundmi Kristina Puka ka ndryshuar foton e profilit, duke hequr foton ngushëlluese dhe vendosur atë të Xhuljanos. Dhimbja duket se e ka pushtuar të renë nga Elbasani, që tashmë jeton me kujtimet e tij dhe kohërat e bukura që kaluan bashkë. Çifti kishte 3 vite së bashku dhe dukeshin mjaft të lidhur me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që Xhuljano Sollaku bashkë me 4 persona të tjerë kishin shkuar të grabisnin në Fier. Ata u pikasen nga banorët e banesës që lajmëruan menjëherë policinë. Në vend që të dorëzoheshin të rinjtë hapën zjarr në drejtim të policëve dhe morën kundërpërgjigjen e tyre. Nga shkëmbimi i zjarrit Xhuljano humbi jetën, ndërsa njëri prej grabitësve u plagos.