Juristi Kreshnik Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejtë me Report Tv, ka komentuar protestën e Partisë Demokratike të mbajtur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ajo çka bëri dallim nga herët e tjera, ishte heqja flamurëve të SHBA-së dhe zëvendësimi i tyre me ato të Gjermanisë.
Spahiu e konsideron këtë lëvizje të Berishës si mbylljen e një kapitulli, atë të mbështetjes së presidentit Donald Trump pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme. Juristi e konsideron PD si një parti që shkon nga fryn era, referuar presionit që Gjermania po i bën Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE lidhur me mbrojtjen politike ndaj Belinda Ballukut.
“PD ka një eksperiencë për protesta. Është e aftë që dhe me 1000 protestues të prodhojë lajm jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë Shqipërisë. Protesta e sotme ka një diçiturë, PD fryn nga shkon era. PD sot hapi një kapitull të ri. U zhgënjye nga Trump, hoqi flamurët amerikanë dhe ngriti flamurët gjermanë. U mbyll kapitulli që Amerika do të rrëzojë Rama dhe që administrata e Trump mbështet Berishën. Pasi humbën miliona euro më lobistët e Trump, nuk i hoqën as non gratën, nuk e ftuan as në Amerikë, por ftuan Ramën. I zhgënjyer nga administrata e Trump, sot Berisha dha mesazhin që mbylli kapitullin e një partie pro Trump dhe tani është mobilizuar në mbështetjen gjermanë duke shfrytëzuar presionin e Gjermanisë për çështjen e Ballukut”, tha Spahiu.



