Kompani e transportit hapësinor, Space X, ka zbuluar udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë përreth Hënës.
Miliarderi japonez dhe manjati i modës online, Yusaku Maezawa është shprehur se “Unë do të shkoj në Hënë”.
Ky mision është planifikuar për vitin 2023 dhe do të jetë udhëtimi i parë i njeriut rreth Hënës që prej vitit 1972.
Kompania gjithashtu ka deklaruar se raketa që do ti mundësojë një udhëtim turistik miliarderit nuk është ndërtuar ende dhe ky udhëtim nuk është 100% i sigurt.