Udinese ka bërë surprizën këtë javë në Serie A, pasi mundi 4-0 Romën.
Autori i golit të vetëm të fraksionit të parë ishte Udogie, i cili shënoi pas 5 minutash lojë.
Ekipi i Jose Mourinhos u përpoq të reagonte, por e kishte gati të pamundur.Roma goditi një herë portën gjatë 45 minutash, me rastet për ta që kanë qenë sporadike.
Kujtojmë që sot mungoi edhe Marash Kumbulla, pasi është i dëmtuar.
Roma u shpërfytyrua totalisht në pjesën e dytë, pasi pësoi edhe 3 gola nga Samardzic, Pereyra dhe Lovric.
Mourinhon në pankinë nuk e mbante vëndi, por nuk mund të ndryshonte asgjë.
ekipi kryeyqytetas do kërkojë të harrojë sa më shpejt të jetë e mundur këtë disfatë dhe do synojë të bëjë diçka të tillë në Empoli.