Pas ngjarjeve të fundit që kanë përfshirë futbollin në Shqipëri dhe drejtuesit e saj, UEFA ka reaguar e shqetësuar për zhvillimet e fundit në vend.
Shpërthimi në banesën e Armand Dukës dhe përfshirja e politikës në futboll, ka shqetësuar së tepërmi UEFA-n, e cila ngre dyshime në lidhje me sigurinë e kryeqytetit që pret finalen e Europa Conference League më datë 25 maj.
UEFA tha se zyrtarët e saj do të udhëtojnë së shpejti në Shqipëri për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve politike në futboll, përpara zgjedhjeve të federatës.
Gjithastu delegacioni i saj dëshrion të “diskutojë çështjet aktuale dhe të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me organizimin e sigurt të Ligës së Konferencës së Evropës 2022 UEFA në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit.”
UEFA e ka përshkruar ndërhyrjen nga jashtë në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme” dhe një shkelje e rregullave.