Shqipëria përmbylli edicionin e Nations League me barazimin 1-1 ndaj Islandës në shtëpi. Kombëtarja jonë po fitonte deri në minutën e fundit, kur Anderson vendosi ekuilibrat në Air Albania.
Pakënaqësia ishte e madhe në shkallët e stadiumit dhe reagimi i tifozëve solli një situatë të pakëndshme. Kështu, UEFA në bazë të sinjalizimeve të delegates franceze Gislen Labe bë me dije se është gjobitur Federata Shqiptare e Futbollit.
E thënë ndryshe, FSHF duhet të paguajë 54,125 euro, përfshirë këtu 8 mijë euro për bllokimin e shkallëve publike, 3750 euro për ndezjen e fishekzjarrëve dhe 42375 euro për hedhje të sendeve nga tifozët në fushë.