Komisioni i Sporteve të Nevadës lajmëroi të enjten pezullimin e përkohshëm të Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov për incidentet që ndodhën pas ndeshjes mes tyre në UFC.
Pas këtij lajmi, Khabib ka reaguar duke thënë se do ta lërë UFC-në nëse do të pezullohet miku i tij Zubaira Tukhogov, i cili hyri në oktagon dhe goditi McGregorin pas përfundimit të ndeshjes.
“Nëse vendosin që ta heqin nga UFC-ja, ta dinë që do të iki edhe unë. Ne kurrë nuk i braktisim vëllezërit tanë në Rusi. Ndeshjen që kishte për të zhvilluar ia anuluan, tani duan edhe ta largojnë nga UFC-ja. Harrojnë që ishte irlandezi ai që goditi i pari me grusht”, shkruan Khabib në rrjetet sociale.