Pavarësisht nëntë muajve të luftimeve rraskapitëse, Ukraina pati fitime minimale në kundërsulm. Për shkak të fushave të dendura të minuara dhe fortifikimeve ruse, çdo sulm ishte jashtëzakonisht i shtrenjtë për ukrainasit.Pak më pak se 804 kilometra katrorë kanë ndryshuar “pronësi” që nga fillimi i vitit.
Të dyja palët e nisën vitin me ambicie të larta. Rusia theksoi kapjen e rajonit lindor të Donbasit si një qëllim, ndërsa Rusia synonte të ndante forcat ruse në jug. Asnjë ofensivë e vetme nuk shkoi sipas planit, raporton “Neë York Times”. Sipas një analize të Institutit për Studimin e Luftës, ka pasur më pak fitime territoriale në gusht se në çdo muaj tjetër që nga fillimi i luftës.
Ndërsa Ukraina bëri fitime të vogla në jug, Rusia mori më shumë territor në përgjithësi, kryesisht në verilindje Pati luftime të vështira për çdo kilometër, por nuk u përsërit përparimi i shpejtë që Kievi arriti në Kharkiv vitin e kaluar, kur mbrojtja ruse mori fund pas një kundërsulmi të papritur ukrainas.
Rusia dhe Ukraina u përballën me sfida të ngjashme këtë vit. Të dyja palët po luftojnë për pozicione që kanë mbetur kryesisht të fortifikuara në disa pjesë të Ukrainës lindore për muaj dhe madje vite. Njësitë dhe komandantët që vdiqën u zëvendësuan nga rekrutët e rinj që shpesh vinin në front me përvojë të pamjaftueshme.
Kundërofensiva ukrainase e pati të vështirë të depërtonte nëpër fushat e gjera në jug. Kur fitimet e të dyja palëve mblidhen, Rusia kontrollon pothuajse 320 kilometra katrorë më shumë se në fillim të vitit. Forcat ruse i tejkalojnë forcat ukrainase gati tre me një në fushën e betejës, kontrollon rreth 18% të Ukrainës, një zonë më e madhe se Zvicra.