• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ulja e dënimit për të burgosurit do vendoset nga Drejtoria e Burgjeve: Propozimi i ri ul numrin e madh të dosjeve në gjykata dhe i’u heq nga duartë një mjet korrupsioni gjyqtarëve sharlatanë

April 11, 2026
in Aktualitet, Debat

Të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe as për lirim të parakohshëm.

Kërkesat e të burgosurve që fitojnë çdo vit gati 90 ditë zbritje prej punës dhe sjelljes së mirë do ti shqyrtojë drejtoria e përgjithshme e burgjeve

Ky propozim vjen nga Poli i Drejtësisë përmes grupit të punës të ngritur posaçërisht për të gjetur zgjidhje ligjore prej të cilave do synohet të ulet ‘back logu’ i dosjeve që ka bllokuar gjyqësorin, veçanërisht gjykatat administrative

Një ndërhyrje e tillë nën diskutim synon të shmangë paditë gjyqësore të të burgosurve të sjellshëm dhe që aktivizohen me punë, si një nga formulat që duke reduktuar gjykimet për pasojë redukton angazhimin e gjyqtarëve e për rrjedhojë ul stokun. Njëherazi kërkohet që në rastet e akuzave të lehta gjyqet të kryhen pa e transportuar të dënuarin prej qelisë, me kushtin që në seancë të jetë i pranishëm avokati i tij, ndërsa i pandehuri do ta ndjekë procesin online.

Ndërkohë për të shmangur zvarritjet për shkak të adresave, i interesuari të konsiderohet i njoftuar për gjykimin e radhës duke përdorur postën elektronike të mbrojtjes. Për t’ju lënë më shumë kohë gjyqtarëve shqyrtojnë dosjet që presin prej vitesh, po diskutohet që trupa me tre gjyqtarë të reduktohen në vetëm një për kërkesa si njohja e martesës me të huaj, vërtetimet e fakteve dhe çështjet e thjeshta

Propozohet që trupat gjyqësore në apel të reduktohen vetëm me një. Por dhomat e këshillimit do të jenë vetëm për çështjet civile. Në grupin e punës që po kërkon ndërhyrje ligjore si evadohet stoku që ka mbërritur në 160 mijë, bëjnë pjesë anëtarë të KLGJ, të KLP, katër kryetarë të gjykatave me seli në Tiranë dhe këshilltarë ligjore. Pas diskutimeve intensive gjatë javës, ekspertët do të takohen në ditët në vazhdim. Sapo drafti të finalizohet , se ku duhet ndërhyrë në ligj do ti propozohet drejtorisë së kodifikimit.

Sakaq gjatë një interviste ministri i drejtësisë Toni Gogu, u shpreh se ky institucion që luan rolin e koordinatorit të sistemit po pret sugjerimet e qeverisë së gjyqësorit.

Next Post

Belind Këlliçi në aksion si "terrorist" i penduar: Këtu duhet t'i ishte vënë zjarri kryeministrisë!

11 Prill 1985 vdiq e Enver Hoxha! Raportet e Sigurimit: Postat greke me flamurin në gjysëm shtizë! Nga Peshkopia në Sarandë në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë parë ....

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved