Sipas ish-ministrit Ilir Beqja, unë paskam qenë idiot, që kur isha ministër nuk pata pranuar t’i marr 1 milion euro që më ofruan për të zhbllokuar një anije me drogë. Besoja, e akoma besoj, te kontrata me shtetin, shteti nuk do të më priste në besë, të prishte kontratën si një mashtrues, siç propozoi sot deputeti Beqja: të më ulet pensioni!!!
Të kisha futur në xhep ato 1000 000 euro, dhe ia siguroja vetes pensionin për nja “1000” muaj, pa pritur lëmoshën e shtetit?!
Ky është mesazhi që dha sot deputeti?!
E pabesueshme!!! 🙁
Le të shpresojmë se ishte një lajthitje, e jo një mentalitet enverist i rrënjosur thellë, e që coronavirusi ia nxori. /Nga Bashkim Kopliku