Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja foli sot lidhur me hetimet e drejtorisë Anti-korrupsion lidhur me abuzimet nga Kadastra e këtij qytet me pronat në bregdet.
Nga Vlora, Manja tha se ka pasur një hetim të thelluar mbi çështjet e pronave dhe se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për Kadastrën e Vlorës.
“Drejtoria e Përgjithshme Anti-korrupsion, ka në hetim disa raste të denoncuara nga qytetarët, lidhur me abuzimet në Kadastrat e bregdetit ku nuk bën përjashtim as Vlora. Jemi fokusuar në disa raste të denoncimeve nga qytetarë në Vlorë, shumë shpejt do kemi dhe rezultatet konkrete për abuzimet në pronat në bregdet.
Hetimi nuk përzgjedh, hetimi ka pas përfundimit e gjithë gama e zyrtarëve të përfshirë në një rast abuzimi nëse do konstatohet nuk është selektiv. I gjithë kategoria e zyrtarëve apo ish zyrtarëve”, tha Manja.