Pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD nga Lulëzim Basha, në rrjetet sociale është fokusur e gjithë vëmendja tek memet.
Një nga këto meme po bën xhiron e rrjetit dhe bëhet fjalë për nje episod të modifikuar te emisionit “Dua të të bej të Lumtur, nga Arbana Osmani. Kjo e fundit e ka publikuar dhe në llogarinë e saj në “Instagram”, teksa shkruan se i duket shumë “funny”.
“Po e publikoj që t’iu tregoj se po e kam parë dhe është shumë funny dhe nuk ka nevojë t’ma dërgoni më’, shkruan Arbana.