Nga sulmi vetëvrasës nga ISIS-K në Kabul ditën e enjte mbetën të vrarë 13 trupa amerikane. Ato tashmë janë identifikuar dhe xhiron e botës po bëjnë fotot e një marinëse amerikane e cila është mes viktimave.
Sipas medieve të huaja, vetëm disa ditë para se ajo të vritej në një pikë kontrolli të mbipopulluar të aeroportit, rreshterja detare Nicole Gee u fotografua duke shoqëruar një varg të evakuuarish, ndërsa ata hynë në stacionin e ngarkesave të një C-17 Globemaster për të ikur nga Afganistani.
Ndërsa familjet dhe miqtë e trupave të vrarë në bombardimet e së enjtes mësojnë për fatet e të dashurve të tyre, shumë po flasin të zhgënjyer për dështimet e perceptuara të planifikimit dhe udhëheqjes që çuan në vdekjen e tyre.
Ndërkohë, Komanda Qendrore Amerikane konfirmoi të Premten vonë se një sulm me dron kishte eliminuar arkitektin e dyshuar të sulmit në aeroport, një anëtar i ISIS-K në provincën Nangahar.
Sulmi thuhet se vrau një individ, dhe zëdhënësi i Marinës, Kapiteni William Urban tha se ata nuk dinin për viktima civile.