Kryeministrit Edi Rama i ka shkruajtur një qytetar në rrjetet sociale, i cili i thotë se është mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha, por nuk nguron ta falenderojë Ramën për punët që ka bërë.
Ky koment mori vëmendjen e Ramës, i cili i tha se nuk duhet të mërzitet pasi çdo kalë i kuq e ka një huq. Ndër të tjera, kreu i qeverisë i thotë se mbështetjen e ka kot për Berishën.
REPLIKAT:
Komentuesi: Edi Rama Shumë bukur Edvin Kristaq unë Jamë me Berishen por të lumtë se për mrekulli qenkan bërë plus asaj te reja Bravo edi
Rama: Mos u merzit, cdo kale i kuq e ka nje huq thote populli megjithese ty te paska rene per hise huqi i keq me e huq mbeshtetjen kot