Mijëra femra në Rusi e shesin virgjërinë e vet, pasi që të gjejnë ndonjë dashnor të pasur përmes internetit, tregojnë rezultatet e një studimi më të ri. Ekziston një rrjet i specialistëve të cilët kërkojnë virgjëresha, për t’i lidhur me burra të pasur të cilët janë të gatshëm të ndajnë shuma të majme parash për t’ua marrë virgjërinë.
“Kërkojmë virgjëresha të moshës nën 19-vjeç. Të zgjuara, të bukura dhe sharmante, nga cilido qytet në Rusi. Paguajmë biletën kthyese deri në Moskë për vajzat që duken si në fotografi”, është vetëm një nga shpalljet në forumin “Bad Girls Club”, përcjell Gazeta Express.
Ka edhe vajza që në këtë shohin mënyrë për të arritur deri te një jetë më e mirë.
“Këtu s’bëhet fjalë për prostitucion. Dua të njoftoj një burrë të pasur dhe ta provoj që të krijoj lidhje me të”, thotë 19-vjeçarja Dasha.
Vajza të tjera e bëjnë këtë pazar pasi që duan të nisin biznesin e vet, për të cilin, siç thonë, duhet një kapital nismëtar.
Në anën tjetër janë blerësit, të cilët duan “ta qerasin” veten me diçka të veçantë.
“Dy herë kam blerë virgjëri, meqë dua të kem një bashkëshorte që kurrë s’ka qenë me askënd”, ka thënë 38-vjeçari Dmitri. Herën e parë ka paguar 1.500, ndërsa të dytën 1.000 euro, por akoma s’e ka gjetur shoqen e duhur të jetës.
Marina, e cila edhe vetë e ka shitur virgjërinë për 8.000 euro, sot drejton një agjenci që ndërmjetëson mes virgjëreshave dhe blerësve të pasur.
“Vajzat mesatarisht paguhen ndërmjet 200.000 dhe 300.000 rublave (2.800 dhe 4.300 euro), që varet nga mosha dhe pamja. Më të kërkuara janë vajzat e moshës 17 deri 18-vjeçe, me trup të imët, të ëmbla dhe modeste, ka përshkruar ajo, duke shtuar se agjentët marrin provizion prej 20 deri 50 për qind.
Vajzat obligohen të paraqesin vërtetim nga mjeku se janë të paprekura. Por, shumë prej tyre shkojnë te kirurgët plastikë për riparim të himenit, kështu që virgjërinë e shesin nga disa herë.
“Kjo është puna ime. Nga ajo që fitoj disa muaj mund të jetoj mjaft mirë. Deri tani dy herë e kam shitur virgjërinë dhe nuk mendoj të ndalem”, ka thënë rusja 22-vjeçare Elena./Gazeta Express/