Këngëtarja Era Rusi ka ndarë me fansat një sekret të madh të jetës së saj private
Ajo ka trreguar se si ishte keqkuptuar me ish të dashurin e saj, duke dyshuar që e po e tradhtonte në sy.
Në emisionin ‘Thumb’, Era ka rrëfyer momentin e përplasjes me ish-in e saj në një lokal. Ndërsa ka befasuar jo pak me përgjigjen e saj, kur është pyetur nëse ka rrahur ndonjëherë ndonjë djalë, duke mos e mohuar një gjë të tillë.
“Personi në fjalë nuk më kishte dhënë kurrë shkas për xhelozi. Ishim në një lokal. Unë e kam zakon që rri gjithmonë me kurriz sepse njerëzit të vendosin ndonjëherë në siklet kur të shohin, sikur të numërojnë kafshatat. Personi ishte përpara meje, por ishte fiksuar me diçka prapa meje. ‘Ça po shikon’, e pyeta. ‘Asgjë’, tha. Pastaj kërkoi të ikte në tualet, por u vonua shumë. ‘Ore s’e ka zënë prostata këtë’, thashë me vete.
Nuk shkova vetë, çova një shok. Vjen shoku dhe më thotë që nuk ishte në tualet. Ndërkohë një vajzë shikonte nga tavolina jonë dhe kur u ktheva nuk ishte aty. Aty thashë do e marr vetë situatën në dorë. Shkoj në tualet, nuk ishte aty. Kur dal nga tualeti, vjen nusja e këtij shokut tim që çova në fillim dhe më thotë ‘Hajde se erdhi në tavolinë’. Thashë me vete po ky nga erdhi. Ai u betua që kishte dalë jashtë për të blerë cigare. Kaq mund të them”, tregoi Era.
E pyetur nga moderatoret nëse kishte rrahur ndonjë djalë, këngëtarja u shpreh:
E kam rrahur një ish-të dashur, e meritonte”.
d.c./shqiptarja.com