Mjaft e afërt dhe me gjeste romantike me një djalë misterioz paparaci i Gazetës Express ka fotografuar vajzën e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Megin.
Topalli, e cila më herët është diskutuar për lidhjen dhe ndarjen me këngëtarin Luiz Ejlli është fotografuar më e afërt se kurrë me një djalë identiteti i të cilit nuk dihet, në një nga lokalet më të njohura në Tiranë.
Shikime të vëmendshme ndaj njëri-tjetrit si dhe gjesti i ëmbël së kapjes së duarve gjatë gjithë kohës të bëjnë të mendosh se Megi e ka hedhur kështu pas krahëve historinë që ka patur me këngëtarin e njohur shkodran. Një histori e re dashurie po lind?
Megi është vajza e ish-kryetares së Kuvendit Topalli dhe prej vitesh ka jetuar në Francë ku ka kryer studimet për ekonomi. Gjithashtu Megi është komentuar për lidhjen e saj disa vjeçare me këngëtarin Luiz Ejlli, lidhje nga e cila në vitin që lamë pas të dy kanë pranuar se ka përfunduar duke mos dhënë shpjegime për arsyen e ndarjes./Express