Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se shkencëtarët rusë, kanë arritur të prodhojnë vaksinën kundër COVID-19.
Lidhur me këtë lajm, ka reaguar ambasada ruse në vendin tonë, e cila bën me dije se vaksina i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme dhe tani pritet përfundimi i fazës së tretë.
Sakaq, shton se gjatë muajit shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021.
“Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve. Që nga muaji shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021”, shkruan ambasada.