Shqipëria tanimë nuk mburret vetëm me natyrën fantastike, plazhet e bukura dhe as me “konkurrimin” me çmimet e lira! Së fundmi Shqipëria, në sezonin turistik më të “nxehtë” të vitit, mburret me një tjetër lokacion turistik shumë i dashur për vizitorët, siç është Tirana!
Revista elitare botërore “Vanity Fair”, i ka dedikuar një reportazh të mrekullueshëm Shqipërisë, ku rrëfen për turistët e huaj, se Tirana, dikur “qyteti gri” i diktatorit Hoxha, sot e shohim të transformuar në një dimension krejt tjetër, në një qytet të gjallë e shumëngjyrësh, të cilin e portretizon si: Tirana ka “50 hije”, por jo (më) gri!
Sipas revistës prestigjioze, ndryshimi rrënjësor i Tiranës, është kthyer në një motor ndryshimesh dhe motivimesh për të arritur punë dhe vepra të bukura, që po influencon edhe qytetet e tjera të vendit. Promotor i këtyre veprave, sigurisht janë iniciativë e kryebashkiakut të ri dhe të pashëm, Erion Veliaj, i cili e ka kthyer kryeqytetin në pikënisjen e sezonit turistik veror.
“Me hapësira të reja të gjelbra, që i vjedhin terren betonit, me dhjetra parqe lojrash të inaguruara në periferi të kryeqytetit e brenda tij, pedonalja madhështore e Sheshi “Skënderbej”, transformi i pazarit të vjetër në “Pazar i Ri”, bunkerin antiatomik si muzeun historik të periudhës së komunizmit, Tirana është kthyer jo vetëm një qytet interesant për të vizituar, por në një kryeqytet që duhet mbi të gjitha, jetuar!