Botërori i Rusisë nuk ka gjasa të prodhojë gola fantazmë e penallti fantazmë. Kjo pasi teknologjia do të evitojë debatet dhe dilemat rreth kësaj cështjeje.
FIFA ka marrë masat e duhuras dhe ka vendosur që teknologjia VAR të instalohet në Rusi. Kjo është zyrtare. Kështu, video-asistenti i referove i njohur si VAR do të përdoret për herë të parë në një Botëror, ka konfirmuar FIFA.
FIFA zyrtarisht ka aprovuar që VAR-i të përdoret në Kupën e Botës në Rusi. Kjo teknologji është testuar në Kupën e Anglisë këtë sezon dhe gjithashtu në Gjermani e Itali.
“Duhet të jetojmë me kohën. Donim që t’iu jepnim gjyqtarëve mjete më mënyrë që të marrin vendime më të drejta, dhe në Kupën e Botës disa vendime të rëndësishme janë marrë”, është shprehur presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, të cilit i referohet “BBC”.