Departamenti Amerikan i Shtetit ka shkundur nga themelet politikën shqiptare. Pas Adriatik Llallës dhe Tom Doshit, i padëshiruar është shpallur dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Por përveç tij, amerikanët kanë dërguar një mesazh dhe për të gjithë pushtetarët e tjerë të korruptuar. Lidhur me këtë rast reagoi edhe ish-deputeti i LSI Petrit Vasili. Ai nxori deklaratën ku kryeministri Rama mbronte Vangjush Dakon.
Por ky postim është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Petrit Vasilin dhe pse në faqen e tij të rrjetit social. Ata shprehen se shumë shpejt edhe Ilir Meta do të shpallet i tillë. Gjithashtu kujtojnë edhe pyetjen që iu drejtua Monika Kryemadhit nga Zëri Amerikës në një intervistë.
Kujtojmë se sipas Zërit të Amerikës, nënkryetarit të LSI, Petrit Vasilit i është refuzuar viza për në SHBA. Gjatë intervistës me Monika Kryemadhin, gazetarja Menada Zaimi tha se sipas burimeve të VOA, Petrit Vasilit i është refuzuar viza në SHBA.