• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vatikan/ Udha e Kryqit, Papa Leone XIV dhe mesazhi për luftën: Çdo autoritet do të duhet t’i përgjigjet para Zotit për mënyrën se si e ushtron pushtetin e marrë

April 4, 2026
in Bota

Papa që mban kryqin, sikur dëshiron të marrë mbi vete plagët e botës së përgjakur nga frontet e ndryshme të luftës. Por jo vetëm. Kryqi për të mbajtur edhe vuajtjet e shumë nënave që vuajnë dhe të shumë njerëzve të cilëve u është hequr dinjiteti. Papa Leone XIV ka marrë pjesë në Udhën e Kryqit të së Premtes së Madhe në Koloseum, në prani të rreth 30 mijë besimtarëve.

Ka qenë rikthimi i një Pape në këtë aktivitet të organizuar pranë monumentit simbol të Romës, katër vite pas herës së fundit. Papa Françesku, për shkak të gjendjes shëndetësore, ishte detyruar të hiqte dorë që nga viti 2023.

Meditimet iu besuan At Francesco Patton-it, françeskan dhe ish-Kujdestar i Tokës së Shenjtë. Në tekstet e medituara përgjatë 14 stacioneve, u trajtua aktualiteti i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe 800-vjetori i vdekjes së Shën Françeskut të Asizit. I fortë ishte paralajmërimi i stacionit të parë: kush nis luftën do t’i përgjigjet Zotit.

“Çdo autoritet do të duhet t’i përgjigjet para Zotit për mënyrën se si e ushtron pushtetin e marrë – meditoi At Patton në tekst –: pushtetin për të gjykuar, por edhe pushtetin për të nisur një luftë ose për ta përfunduar atë, pushtetin për të edukuar në dhunë ose në paqe, pushtetin për të ushqyer dëshirën për hakmarrje ose atë për pajtim, pushtetin për të përdorur ekonominë për të shtypur popujt ose për t’i çliruar nga varfëria, pushtetin për të shkelur dinjitetin njerëzor ose për ta mbrojtur atë, atë për të promovuar dhe mbrojtur jetën ose për ta refuzuar dhe mbytur atë”.

Gjatë rrugëtimit, meditimi është përqendruar edhe te vuajtjet e nënave që “edhe sot shohin fëmijët e tyre të arrestuar, të torturuar, të dënuar, të vrarë” dhe te përpjekjet e shumta për t’u hequr dinjitetin njerëzve. Nuk mungoi lutja për “masakrat dhe gjenocidet” dhe një reflektim mbi rolin e grave.

Gjatë Udhës së Kryqit u theksua se “pushteti i vërtetë nuk është ai i atij që përdor forcën dhe dhunën për t’u imponuar, por ai i atij që është në gjendje të marrë mbi vete të keqen e njerëzimit”.

E shtuna do të jetë një ditë heshtjeje dhe pritjeje. Në mbrëmje, Papa do të drejtojë vigjiljen e tij të parë të Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved