Së fundi, në murin e një furre buke në pronësi të një shqiptari në Serbi, janë shkruar mbishkrime që përmbajnë mesazhe tejet shqetësuese për shqiptarët që jetojnë në Serbi.
Parrullat e shkruara me bojë nëpër mure kanë të njëjtën gjuhë kërcënimi si: “Vdekje për shqiptarët”, si motiv hakmarrje për vrasjen e liderit të serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviç.
Lidhur me ngjarjet e fundit që tregojnë instalimin e gjuhës së urrejties, ka reaguar dhe “Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës”, e cila e ka dënuar rastin në fjalë.
Ditën e djeshme në Manastir, i njëjti mbishkrim “Vdekje për shqiptarët”, u gjet e shkruajtur në murin e ndërtesës së alfabetit shqip./ekskluzive.al