Mes shumë teorive dhe versioneve të hedhura në publik për fatin e Elvis Martinajt, është edhe pretendimi i një videoje që gjoja fakton momentet e fundit të jetës së Martinajt, duke u lutur që ta lirojnë në këmbim të 50 milionë eurove.
Prapaskena mëson se nuk ka asnjë video, por vetëm sajesa të hedhura në media. Videoja e pretenduar nuk tregon asgjë, por vetëm disa pamje të vagullta të një personi që nuk indetifikohet.
Por, nga ana tjetër, thuhej që Elvis Martinaj kishte një numër të madh videosh shantazhuese dhe poshtëruese për politikanë, të afërm pushtetarësh, biznesmenë, bosë droge, rivalë etj duke krijuar një grup të madh armiqsh nëse ekzistojnë.
Martinaj thuhet se disponon një video të Irvelin Gjonajt, bashkëshorti i ish ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i rikthyer me detyrë shef sektori në drejtorinë e bizneseve “VIP” në 2021, pasi ishte shkarkuar për falsifikime, ryshfet e afera me bizneset.
I njohur si kumarxhi, Irvelin Gjonaj shihet duke u rrahur në mënyrë brutale nga grupi i Martinajt. Nuk dihen arsyet e dhunimit, por në video duket qartë Irvelin Gjonaj i gjakosur dhe duke u lutur që ta falin. Videoja ka përmbajtje të rëndë.
Në një tjetër video shfaqet një gazetar i njohur, madje që jep mend nëpër studio televizive dhe ndonjëherë që flet edhe për krimin. Gazetari, i paguar nga grupet kriminale, qarqet greke dhe ruse, shfaqet i dehur në një tavolinë krimi, në një gjendje të degraduar.
Gazetari njihet si zar i Ilir Meta, i cili e financon me dhjetëra mijëra euro nga paratë e korrupsionit, në këmbim të sulmeve sipas interesave politike të Metës.
Në një tjetër video shfaqet Boli i kokainës, i marrë peng, i sfiduar dhe i poshtëruar. Boli është liruar me ndërhyrje deri në nivele të larta, ngjarje për të cilën është i informuar mirë edhe Sali Berisha.
Përpos këtyre, përflitet edhe një video për një nga ministret më të fuqishme të Edi Ramës, e cila shfaqet nudo në një qendër estetike. Një një tjetër shfaqet Tigri nudo në vilën e tij të fshetë në bregdet, në Vlorë, me një nga të dashurat e tij, me post në administratën publike.
Vila me vlerë rreth 1 milionë USD nuk është deklaruar asnjëherë nga Tigri, ndërsa dyshohet se e ka regjistruar në emrin e një të afërmi të bashkëshortes me letra.
Videon duket se e ka parë edhe gruaja me letra e Tirgrit, drejtoreshë në një bankë të nivelit të dytë. Videoja ka prodhuar një sherr mes Tigrit dhe gruas së tij, sherr i cili ka përfunduar me dëbimin e Tigrit nga vila.
Vila luksoze tashmë frekuentohet vetëm nga bashkëshortja e Tigrit.
Në një tjetër video shfaqet duke u rrahur në mënyrë brutale kunati i një biznesmeni shumë të rëndësishëm në Shqipëri. Dhunimi ishte aq i egër saqë kunati i biznesmentit ka qëndruar i shtruar disa javë në një klinikë të specializuar jashtë vendit.