• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vdekja politike e Berishës

October 23, 2025
in Blog

Nga Roland Lami

Ka një lloj tragjedie groteske te mënyra si vdes një autokrat. Ai nuk pranon të shuhet si njeri i zakonshëm sepse kurrë s’ka jetuar si i tillë. Pushteti për të nuk është mjet, por organ vital. Të heqësh dorë nga karrigia, për të, është si t’i kërkosh të ndalojë frymëmarrjen me dëshirë. Demokratët duhet ta kuptojnë nëse nuk e kanë kuptuar ende se Berisha nuk lufton për pushtet, por për iluzionin e pavdekësisë. Ai e sheh veten si një statujë që nuk mund të shembet nga koha dhe në çdo goditje politike sheh një akt blasfemie ndaj mitit që ka ndërtuar për veten.

Vdekja politike, për të, nuk është fund i karrierës por një fyerje ontologjike, një lloj mohimi i ekzistencës. Kështu, që ai ngjitet çdo mëngjes mbi rrënojat e vetvetes si mbi një fron të padukshëm dhe flet me tonin e dikurshëm të pushtetit, sikur koha të kishte ngecur në vitin kur ai komandonte gjithçka.

Në fakt, nuk është më ai që sundon karrigen por është karrigia që sundon atë.

Autokrati Berisha i lodhur nga vdekja nuk dorëzohet, sepse ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, ai nuk ka një “jetë tjetër” për t’u kthyer. Ka vetëm pushtetin si përjetësi dhe publikun si varr të hapur. Ai s’është më lider, por fantazmë që endet mes kujtesës dhe farsës, duke kërkuar të besojë se duartrokitjet ende ekzistojnë diku mbase në jehonën e zërit të vet. Pasi autokratët nuk vdesin, ata kalben publikisht. Rrinë mbi mikrofon si mbi aparate frymëmarrjeje, duke përsëritur fjalë që dikur ndiznin turma, por tani shërbejnë vetëm si zë i një kufome që s’pranon funeralin. Në vend që ta pranojë fundin me dinjitet, ai zgjedh të rrijë pezull, midis historisë që e ka mbyllur dhe realitetit që s’e do më.

Turma dhe anëtarësia nuk janë thjesht dëshmitarë të këtij spektakli, por pjesë organike e tij. Ata ushqehen nga prania e tij po aq sa ai nga adhurimi i tyre. Në çdo duartrokitje të mbetur, ai gjen arsye për të besuar se ende jeton politikisht, ndërsa ata, në çdo shfaqje të tij, gjejnë alibinë për të mos ndryshuar. Është një bashkëvarësi mes liderit që nuk di të largohet dhe ndjekësve që nuk dinë të çlirohen nga miti. Kështu, partia shndërrohet në një lloj komuniteti ritual, ku lojaliteti zëvendëson arsyen, dhe besnikëria ndaj kujtesës bëhet më e fortë se përballja me realitetin. Në fund, nuk është vetëm autokrati që nuk pranon vdekjen, por edhe turma që refuzon jetën pa të.

Por çdo spektakël i tillë ka publikun e vet pertej partisë dhe militantëve të saj , turmat që duan ta shohin perëndinë të vdesë ngadalë. Në këtë kuptim, Berisha është ende i dobishëm si kujtesë e së shkuarës që s’ka vdekur plotësisht dhe si paralajmërim për të ardhmen që s’ka mësuar asgjë. Ai është, në thelb, një relike e vetëdijshme për vetveten, që e di se po shuhet, por preferon të shuhet nën dritat e kamerave.

Next Post

Evelyn McHale, kjo ikonë të bukurisë tragjike! Historia e çuditshme e një vajze që u ngulit thellë në kujtesën e Nju Jorkut

Vrasja e 29-vjeçares shqiptare që tronditi Kanadanë, i shoqi tentoi të arratisej me një grua që e priste në makinë (Foto)

Numrat flasin më shumë se fjalët

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved