• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Veliaj fiton betejën, por humb “mëkatarët” që e shkarkuan

November 3, 2025
in Blog

Nga Adrian Thano

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar si të pavlefshme veprimet e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, shënon një moment të rrallë ku drejtësia kushtetuese i vendos fre arbitraritetit politik.

Në thelb, Gjykata ka mbrojtur parimin e autonomisë vendore. Vendimi 5 me 3 i Gjykatës tregon se edhe brenda trupës gjyqësore ka pasur debat të fortë, por shumica ka zgjedhur të mbrojë parimin e ndarjes së pushteteve.

Në praktikë, kjo është një vërejtje kushtetuese për Ekzekutivin: pushteti i shumicës nuk mund të zgjerohet përtej kufijve që i njeh ligji, as të përdorë argumenta administrativë për të neutralizuar figura politike.

Ky precedent krijon gjithashtu një efekt domino për raportin midis qeverisë dhe bashkive të tjera. Për një qeveri që e ka ndërtuar pushtetin mbi centralizim dhe disiplinë qesharake vertikale, ky vendim është thirrje për të parë veten në pasqyrë. Nëse nuk është vonë.

Edhe për Presidentin Bajram Begaj, ky vendim është një sinjal paralajmërues për kufijtë e institucionit që ai përfaqëson. Politikisht vendimi e vendos Begajn në një pozitë delikate; ai rrezikon të shihet sii shtyrë në veprim nga mazhoranca, në vend që të ruante neutralitetin që i kërkon funksioni i tij. Në një sistem ku roli i Presidentit është i kufizuar, por me peshë simbolike të madhe, ky vendim mund të shihet si një thirrje për maturi dhe distancë nga vendimmarrjet e ngarkuara politikisht.

Për Erion Veliajn, është më shumë se një fitore ligjore: është një ringjallje politike. Pas muajsh nën presion nga hetimet e SPAK-ut dhe një fushate publike që e kishte zbehur figurën e tij, ai tani ka në duar vendimin më të fortë që mund të kërkonte në rrethanat ku ndodhet: një vulë të Gjykatës Kushtetuese që i jep legjitimitet dhe e vendos sërish në qendër të lojës politike. Nëse dëshiron të luajë. Tashmë i ka humbur “mëkatarët” që e shkarkuan.

Në rrethanat e sotme ky vendim do jetë një ngjarje me pasoja politike që do të ndjehen brenda mazhorancës. Por nëse ikim nga emrat, rrethanat apo emocionet politike, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, në plan më të gjerë, është padyshim një fitore e Shtetit mbi impulsin e pushtetit ekzekutiv.

I bën mirë demokracisë sonë të lodhur, që prej kohësh kishte harruar se ligji mund të flasë më fort se pushteti.

Next Post

Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Erion Veliajn, Florjan Binaj: Do kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen zgjedhjet!

Berisha për fitoren e parë të Veliajt: I palosi Ramën dhe Begajn

Agron Shehaj revoltohet me Gjykatën Kushtetuese pse vendosi pro Veliajt: Vendimi u ndikua nga Rama

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved