• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, April 6, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Veliaj fiton gjyqin ndaj shtetasit italian që shpifi ndaj tij për çështjen e inceneratorëve

April 6, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar çështjen gjyqësore ndaj shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti, duke hedhur poshtë akuzat që kishin nxitur një valë hetimesh dhe debati publik në vend për të ashtuquajturën çështjen e inceneratorëve.

Në mbyllje të procesit gjyqësor, të zhvilluar pranë Dhomës Penale të gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, është përfunduar se të gjitha pretendimet e mëparshme të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti ndaj Veliaj janë të pavërteta. Vetë shtetasi italian gjatë procesit gjyqësor ka pranuar se nuk ka pasur asnjë takim, komunikim apo marrëdhënie me kryebashkiakun, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Longinotti pranon gjithashtu se deklaratat e bëra në media, përfshirë intervista televizive, kanë qenë të motivuara nga premtime për përfitime financiare, duke ngritur dyshime serioze mbi besueshmërinë e burimeve që nxitën hetimin fillestar.

Vendimi i gjykatës konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm, pasi rrëzon bazën e akuzave që çuan në një proces të gjatë verifikimesh dhe presioni publik ndaj Veliajt dhe familjes së tij për çështjen e inceneratorëve, dhe duke u përdorur si alibi nga kundërshtarët për zhvillimin e protestave të dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës për një periudhe mbi një vjeçare.

Reagimet pas vendimit kanë qenë të shumta, ndërsa mbështetësit e Veliajt e konsiderojnë këtë si një rikthim të së vërtetës dhe një goditje ndaj asaj që ata e cilësojnë si “fabrikim akuzash” me motive politike dhe mediatike.

Pas pranimit të shpifjes dhe ndjesës nga z. Longinotti, avokatët e Veliajt nuk kanë kërkuar dënim të mëtejshëm, duke u mjaftuar me zbardhjen e të vërtetës. “Qëllimi i klientit tonë është e vërteta, jo dënimi i njerëzve të përdorur për luftë politike. Ky qëllim u arrit me pranimin e fajit nga i akuzuari për shpifje.”

Vetë Veliaj ka deklaruar se do të vijojë betejën ligjore për të mbrojtur integritetin e tij dhe për të nxjerrë në pah përgjegjësit e dëmit të shkaktuar, duke theksuar se rasti duhet të shërbejë si një mësim për përgjegjësinë që mbartin deklaratat publike.

Çështja pritet të ketë ndikim edhe në klimën politike dhe institucionale në vend, duke rihapur debatin mbi rolin e medias, burimet anonime dhe standardet e hetimeve në Shqipëri.

Next Post

Shifrat e "hale drejtësisë": Jo vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, të paraburgosurit i marrin buxhetit 48 mln euro në vit, sa ndihma ekonomike për 50 mijë familjet e varfra!

Ekipi i Artemis II arrin Hënën, afrohet pranë distancës rekord nga Toka

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved