Analisti Ilir Demalia, i ftuar në ‘360 gradë’ diskutoi zhvillimet e fundit në sferën politike në Shqipëri.
Sipas Demaliajt, SPAK me arrestimin e fundit tregoi që vepron me segmente të ndryshme. Ai u shpreh se Berisha ka lidhje me SPAK dhe se është turp të merremi me të mbathurat e një gruaje, kur ka krime madhore të cilat nuk janë ende me fajtorë.
“Veliaj nëse del nesër nga arresti, është goditur rëndë në karrierën politike. Unë mendoj që të gjithë ne kemi pranuar që Shqipëria 30 vjet është sunduar nga korrupsioni. Duhet hetuar si një gangrenë jo vetëm në ekonomi, por edhe në krim. Ajo që nuk funksionon është drejtësia, është kolona që mban shtetin.
Edhe SPAK me arrestimin e fundit tregon që vepron me segmente të ndryshme dhe menyra si po sillet së fundmi tregon që është e lidhur me Berishën. Berisha ka informacione nga SPAK. Një informacion kaq sekret si arrestimi i Veliaj dhe dalin këto të Berishës dhe thonë pritet arrestimi i Veliajt dhe dalin kamerat. Është turp që po merremi me të mbathurat e një gruaje, jemi shburrënuar si shoqëri. Ne po bëjmë sikur është krimi më i përçundueshëm këto 30 vjet dhe nuk kemi parë krimet për 30 vjet.
4000 të vrarë në ’97, piramidat, shkatërrimi i pronës provate, 4 të vrarë në bulevard. Kjo është goditje me qëllim. Të gjykohet Veliaj dhe kushdo. Arrestimi i Berishës për klubin Partizani është si kafet e Nexhmije Hoxhës. Unë mendoj që këta që janë zyrtarë shtetit 30 vjet duhet të mbajnë përgjegjësi penale.”