Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se më 13 tetor do të zhvillohet maratona e Tiranës. Ai i ka dhënë mesazhin se në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinarët e politikës së vjetër.
“Vjet lindi Kajan, sivjet s’ka justifikime! Në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinarët e politikës së vjetër.
Mund të rrish në shtëpi, ose të marrësh pjesë në Maratona e Tiranës 2019 – ku mund të zgjedhësh sërish mes disa garave të ndryshme!
Unë do tentoj 21 km këtë mandat.”, është shprehur Veliaj.
Ende vijon kriza politike në vend. Një ditë më parë kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias.
Ndërsa për krizën politike ai theksoi se është gati për dialog me opozitën por jo për negociata. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve.