’Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë! Në këtë qytet, vriteshin njerëz me plumba në mish, se ishin socialistë, në mes të Bulevardit’, kështu është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, njëherësh edhe bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.
Në takimin e Kuvendit Rinor të Tiranës, kryebashkiaku nënvizoi se Tirana sot nuk është njësoj si para 10 viteve, pasi ka pësur transformimin.
“Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë! Në këtë qytet, ku po flasim për këto transformime, vriteshin njerëz me plumba në mish, se ishin socialistë, në mes të Bulevardit. Në këtë bulevard para 10 vitesh nuk kishte as kapakë pusetash. Kjo ka qenë Tirana para 10 vitesh. Punët e mira nuk i bëri as Zana e Malit, as shkopi magjik”, tha ai.