Nuk do jetë çudi, që dhe gjyqtari Erjon Çela, së afërmi të jetojë te kullat “Delijorgji”/ Mbajta në burg e kryebshkiakut të Lushnjes që favorizoi në tender kanali një biznes; dhe lënia në liri e ish-ministrit që firmosi biznesin luftarak ku u vranë 26 persona; tregon se Erjoni i gjykatës speciale para se të merrte vendim në Dhomë Këshillimi, është “këshilluar” nga “specialistët” e mafies në krye të politikës e jashtë saj, të cilët i kanë bërë të qartë se e ri-kthejnë në Tropojë, i përsërin “Veting”-un dhe i largojnë gruan nga detyra si Shefe te Avokatura e Shtetit
Vendimi për të bllokuar gjykimin e ish-ministrit Fatmir Mediu, ka zemëruar shoqërinë shqiptare, mbasi ishte vazhdim i qëndrimit të drejtësisë vjetër me kostum të ri, për të mos ndëshkuar krimet e kastës së lartë politike.
Gjyqtar-qyqari, që pa asnjë dyshim i është thënë: “Do kulaç, apo kërbaç”, shkel rëndë ligjin dhe zbatoi procedurën e “Parashkrimit të veprës penale”, sikur me firmën e Fatmir Mediut, të ishin vrarë harabelë e jo 26 njerëz mes tyre dhe fëmijë.
Pra, Erjoni i gjykatës speciale, arsyetoi se vepra penale e Fatmir Mediut dhe e grupit kriminal “Berisha-Delijorgji”, paska kaluar 10 vite dhe nuk duhet hetuar e nuk duhet gjykuar, mbasi quhet sikur nuk ka ndodhur fare.
Sipas kësaj logjike pazarxhinjsh, nëse në dorën e këtij gjyqtari, bie edhe dosja e ri-hetimit e ri-gjykimit për krimin e 21 janarit me 4 viktima; ky mund ta pushojë me produrë “Parashkrimi”, ngaqë kanë kaluar 10 vite.
Por në vëzhgimin që bëri e publikoi “Pamfleti”, referuar bazës ligjore në fuqi, argumentoi se parashkrimi për vepra të tilla të rënda, nuk është 10 vite siç thotë gjyqtari Erjon Çela; por është 20 vite, madje për pasojat me 26 vrasje, krimi nuk ka afat parashkrimi.
E përcakton qartë dhe prerë Neni 66, pika ‘v’ e Kodit Penal, ku thuhet se për krimet që dënohen mbi 10 vjet, periudha e parashkrimit është minimalisht 20 vite; ku përfshihet dhe vepra penale që ka kryer Fatmir Mediu, i dënuar 2 vite burg dhe në Itali, për trafikim personash në kërkim ndërkombëtar.
Po në Kodin Penal, në nenet 76 e 77, thuhet se krimi “Vrasja me dashje” apo “Vrasja me dashje e lidhur me një krim tjetër”, siç është korrupsioni ne biznesin e Gërdecit; dënohet më shumë se 20 vite burg.
Skandal është fakti, se gjyqtari bëri pjesë të arsyetimit në vendim, parashkrimin e faktit penal, kur ky interpretim nuk i është kërkuar nga SPAK-u; dhe nuk është as në kompetencën e tij si gjyqtar Dhome Këshillimi.
Vendimi i gjyqtar-qyqarit Erjon Çela për “Parashkrim vepre”, bëhet nul, mbasi Gjykata e Lartë nuk ka dhënë asnjë lloj vendimi për Fatmir Mediun; pra, ende nuk është gjykuar si person, e për çdo vepër penale, bëhet proces që pushon ose vazhdon gjykimin.
Nuk ka nevojë për komente, por vetëm për dyshimin e plotë, se Erjoni i gjykatës speciale, para se të futej e merrte vendim në Dhomën e Këshillimit, do jetë “këshilluar” nga “specialistët” e mafies në krye të politikës e jashtë saj.
Nuk është çudi, t’i kenë bërë të qartë se po të duan e ri-kthejnë në Tropojë, i përsërisin “Veting”-un dhe i largojnë gruan nga detyra si Shefe te Avokatura e Shtetit./Pamfleti