Pinjolli i fundit i bllokut i vetmi që ka mbijetuar si pelivan nëpër media si gazetar i vetëbërë pa mbaruar asnjë klasë gazetari Andi Bushati reagoi ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos e hequr masën e arrestit në shtëpi për kreun e PD-së, Sali Berisha.
Bushati tha se kjo gjykatë është bërë lecka ku fshin këmbët pushteti.
“Kjo është gjykata më e pisët. Çka pjellë reforma në drejtësi këta janë më pocaqi.
Kishim një gjykatë që i kthente atentatet kushtetuese Berishës kur ishte kryeministër dhe Ramës që e vazhdoi.
Gjykata Kushtetuese është lecka ku fshin këmbët pushteti.
Dhe ai konfuzioni se nxorrën një vendim se gjoja është gabuar me pasaportën.
Vendimi sotëm është: Procedura e SPAK-ut dhe e gjykatës për të mos kërkuar për një deputet lejen nga parlamenti për të izoluar lirinë është e drejtë.
Ky është vendimi i gjykatës dhe prandaj Saliu mbetet në izolim” – tha Bushati.