Lufta mes “Foltores” së udhëhequr nga Sali Berisha dhe Partisë Demorkatike të drejtuar nga kreu i komanduar i saj, Enkelejd Alibeaj pritet të përfundojnë me fitoren e kësaj të fundit.
Prej disa ditësh Grupimi i Rithemelimit dhe PD e Alibeajt po përplasin “brirët” me njëra-tjetrën, çështje kjo që ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës dhe Apelit. Shkak është bërë vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, i cili më 25 mars të këtij viti njohu Statutin e 11 dhjetorit të Sali Berishës si statut zyrtar të Partisë Demokratike. Të ndodhur përpara kësaj situatë,
Alibeaj vendosi të ankimojë vendimin e Zhukrit në Apel, teksa kërkon anulimin e tij ose nëse nuk ndodh kjo, marrjen e kësaj çështje dhe shqyrtimin e saj nga një tjetër trupë gjykuese, për shkak se gjyqtari në fjalë ka konflikt interesi dhe se sipas tij, është i njohur i Sali Berishës. Po çfarë po ndodh në prapaskenë? Gazeta ka mësuar detaje interesante, teksa mësohet se Gjykata ka pranuar padinë kundër Zhukrit dhe po bëhen komunikimet e ankimit dhe do dërgohet çështja në Apel.
Mësohet se sot që flasim dhe pavarësisht pretendimet të Sali Berishës dhe “Foltores”, kryetar i PD figuron Lulzim Basha dhe Këshilli Kombëtar qe doli nga Kuvendi i Korrikut të vitit 2021 që asokohe partia drejtohej nga Basha. Kështu që të gjitha vendimet e marra nga Berisha, Kuvendet e thirrura prej tij apo edhe Këshilli Kombëtar janë ilegjitime, kjo edhe për faktin se vendimi Zhukrit nuk ka dhënë asnjë efekt ligjor dhe nuk është i formës se prerë.
Në këtë kontekst, mësohet se demokratë që mbështesin Bashën kanë shumë mundësi që të përmbyset vendimi i Zhukrit në Apel, lëvizje kjo që do të hidhte në erë planet e Berishës dhe shkërmoqte “Foltoren”. Pra, kjo do të thotë se nëse zhbëhet vendimi i Agron Zhukrit, Berisha dhe “Foltorja” dalin jashtë loje.
Shqyrtimi i Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit
Ndërkohë, gazeta ka mësuar se Partia Demokratike legjitime e udhëhequr nga kreu i komanduar i saj, Enkelejd Alibeaj kanë kërkura në Gjykatë që të shqyrtoheshin bashkë Kuvendi i 18 Dhjetorit me atë të 17 Korrikut të vitit 2021, kohë kur PD drejtohej nga Lulzim Basha.
Por mësohet se gjykata nuk i pranoj, ndaj burimet i thanë gazetës “SOT” se Partia Demorkatike legjitime dhe jo ajo e uzurpuar nga Berisha, kanë bërë ankim. Megjithatë pavarësisht se çfarë pretendon “Foltorja”, sot që flasim vazhdojnë detyrën organet e zgjedhura në Korrik, sikundër janë Këshilli Kombëtar, Kryesia e PD apo kupola e kësaj partie.
Sa i takon faktit se përse Alibeaj iu drejtua gjyqtares Blerina Muça, mësohet se gjykate e vlerësojë që duhet gjykuar nga nje gjyqtar tjetër nese do te pranohet ankimi nga pala qe nuk ka qene ne proces. Kjo quhet disponim ankimi.
Alibeaj ankimon vendimin e Zhukrit
Enkelejd Alibeaj në cilësinë e nënkryetarit të Partisë Demokratike kërkoi pak ditë prishjen e vendimit të dhënë më 25 Mars, i cili njohu Komisionin e Rithemelimit si organi i vetëm për drejtimin e Partisë Demokratike, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj force politike. “I kërkoj gjykatës prishjen e vendimit të datës 25 Mars 2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Ilir Zhukrin, duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtin gjykatë, por me një trupe tjetër gjykuese”, deklaroi Alibeaj më 4 prill.
Ndaj kësaj padie ka reaguar Partia Demokratike e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit, e cila e cilëson atë si akti Basha-Alibeaj, dhe si një përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës për të mbajtur peng vulën e PD kundër vullnetit të shumicës.
Berisha: Padia e Alibeajt kundër Zhukrit, ilegjitime
Ish-kryeministri Sali Berisha theksoi pak ditë më parë se padia e Alibeajt në Gjykatën e Apelit është bërë për llogari të kryeministrit Edi Rama. Ai është shprehur se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të qenë kryetar i Partisë Demokratike. Berisha theksoi se padia e Alibeajt nuk ka asnjë vlerë, pasi kjo do të thotë të mos njohësh një proces që njihet tashmë nga të gjithë shqiptarët.
“Nuk është fjala për mendim është fjala për veprim. Padia s’ka asnjë bazë dhe padia është në një farë mënyrë të mos pranosh një proces që sot e njeh çdo shqiptar. Nuk ka asnjë tagër, sepse ai e konsideron veten kryetar të komanduar, ndërkohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”, deklaroi Berisha./Rigels Seliman