Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga puna kolosale që po bëhet në kantierin e tunelit të Skërficës. Rama e konsideron këtë si vepra më e rëndësishme e aksit të ri kombëtar Kardhiq-Delvinë.
“MIRËMËNGJES
dhe me energjinë pozitive të punës që vazhdon në kantierin e Tunelit të Skërficës, vepra më e rëndësishme e aksit të ri kombëtar Kardhiq-Delvinë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.